Spanjë/ Autobusi bie në lumë, tre persona humbin jeten

spanje autobusi bie ne lume tre persona humbin jeten
spanje autobusi bie ne lume tre persona humbin jeten

19:01 25/12/2022

Të paktën tre persona humbën jetën dhe katër rezultojnë të zhdukur pasi një autobus pasagjerësh doli nga një urë dhe u rrëzua në një lumë në veriperëndim të Spanjës.

Dy të mbijetuar, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer, janë nxjerrë nga lumi Lerez nga autoritetet e kërkim-shpëtimit.

Kërkimi për personat e tjerë po bëhet edhe më e vështirë për shkak të rritjes së nivelit të lumit si pasojë e shirave të dendur që kanë përfshirë rajonin e Galicisë.

Sipas të dhënave paraprake, autobusi transportonte gjithsej nëntë persona, shoferin dhe tetë pasagjerë. Ende mbeten të paqarta shkaqet e aksidentit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts