Spanjë, llava mbërrin në oqean, mund të shkaktojë dëme serioze ekologjike

Llava që shpërtheu nga vullkani në ishullin spanjoll La Palma, dhjetë ditë pas shpërthimit, arriti në Oqeanin Atlantik.

Ekspertët theksuan se kontakti i llavës me një temperaturë mbi 1.100 gradë Celsius me ujin e detit në rreth 20 gradë mund të krijojë reaksion kimik dhe të lëshojë gazra toksike.

Autoritetet në rajon u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të paktën 3.5 kilometra nga vendi ku llava u derdh në det.

Më tej thuhet se llava mund të shkaktojë dëme serioze mjedisore si dhe të shkatërrojë plotësisht plazhin në të cilin është derdhur.

Autoritetet lokale dhe vullkanologët në rajon kanë thënë se pavarësisht gjithçkaje shpërthimet janë proces normal dhe se nuk ka asnjë situatë që do të shkaktonte panik edhe nëse duhen marrë masa paraprake.

Llava nga Cumbra Vieja deri më tani ka shkatërruar rreth 24 kilometra rrugë në ishullin La Palma ndërsa 686 ndërtesa, përfshirë 589 shtëpi janë shkatërruar në më shumë se 300 hektarë tokë.

Shpërthimi i fundit i ngjashëm vullkanik në Spanjë ndodhi në vitin 1971 në të njëjtin ishull, kur shpërtheu vullkani Teneguia.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *