Spanjë, në një operacion arrestohen 106 persona të lidhur me mafian italiane

Dhjetëra persona të lidhur me grupet e mafias italiane janë arrestuar në një operacionet e zhvilluara me qendër qytetin Tenerife në ishujt Kanarie, në jug të Spanjës.

Në një deklaratë nga policia spanjolle thuhet se janë arrestuar 106 persona të cilët janë përcaktuar se kanë lidhje me grupet mafioze italaliane, si Casamonica, Camorra, Nuvoletta dhe Sacra Corona Unita dhe që kanë ndihmuar në pastrimin e më shumë se 10 milionë eurove në Spanjë.

Personat në fjalë, akuzohen për lidhje me organizatë kriminale, trafikim të drogës, pastrim të parave, falsifikim dokumentesh, kërcënim, shantazhe, rrëmbim të personit, plagosje dhe vjedhje.

Zyrtarët e policisë theksuan se hetimet lidhur me grupet mafioze vazhdojnë që prej qershorit 2020 dhe se këto organizata kriminale përveç Spanjës dhe Italisë kanë pastruar para dhe kanë kryer mashtrime në mjedise virtuale në internet kryesisht në Gjermani, Irlandë, Lituani dhe Britani.

Në kuadrin e operacioneve informohet se janë bllokuar edhe 118 llogari bankare.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *