Spanjollët festojnë fundin e shtetrrethimit

15:13 09/05/2021

Qytetarët mbushën plazhet dhe rrugët kryesore duke brohoritur “Liria erdhi përsëri”

Spanjollët e ngazëllyer vallëzuan nëpër rrugë, brohorisnin “liri” dhe mbushën plazhet gjatë natës, pas heqjes së shtetrrethimit të Covid-19 në pjesën më të madhe të vendit. Me skena të ngjashme me festimet e Vitit të Ri, qindra njerëz kryesisht të rinj u mblodhën në sheshin Puerta del Sol të Madridit për të duartrokitur orën që bie në mesnatë ndërsa në Barcelonë qytetarët u drejtuan për në plazhe me pije në duar.

Disa njerëz kishin maska, por një pjesë e madhe e tyre nuk ruajtën distancën fizike, duke u puthur, përqafuar, kërcyer e kënduar. Një nga kombet më të goditura në Evropë, Spanja ka regjistruar 78,792 vdekje të koronavirusit dhe 3.6 milionë raste. Por shkalla e infeksionit ka rënë dhe vaksinat po përparojnë shpejt, duke u mundësuar shumicës së 17 rajoneve të heqin shtetrrethimin.

Vetëm katër rajone ende po zbatojnë kufizimet e Covid-19 , Ishujt Balearik, Ishujt Kanarie, Navarra dhe Valencia. Presidentja e krahut të djathtë të Madridit, Isabel Diaz Ayuso sapo fitoi rizgjedhjen pasi bëri fushata për masa më të lirshme, por qyteti ka nivelin e dytë më të lartë të infeksionit në Spanjë dhe zbaton kufizimet ku baret dhe restorantet janë të mbyllura.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *