SPD dhe CDU “kokë më kokë”

18:31 26/09/2021

Votimet e përgjithshme në Gjermani janë mbyllur dhe dy kandidatët kryesorë për Kancelar duket se janë në balotazh. Sipas Exit Polleve të publikuara nga televizoni publik ZDF, qendra e majtë e Olaf Scholz dhe qendra e djathtë e Armin Laschet duket se janë me 25% të votave secila.

Megjithatë, rezultatet e para zyrtare pritet që të shpallen shumë shpejt, gjatë mbrëmjes ose mëngjesin e së hënës.

Pasi rezultati të bëhet publik, partitë politike do të nisin bisedimet për formimin e koalicioneve me qëllim krijimin e qeverisë së re.

Këto zgjedhje konsiderohen të rëndësishme jo vetëm për Gjermanin por edhe për Europën, për shkak se pas 16 vitesh Kancelarja Angela Merkel do të largohet nga detyra. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *