Spektakli i Brojës, trajneri i Sauthempton thur elozhe: Kjo është ajo që pres prej tij





Një shtyllë dhe një ndërhyrje në vijën fatale nga futbollisti i Anglisë, Deklan Rajs, i mohuan sot Armando Brojës golin e parë në kampionatin anglez, ku Sauthemptoni i tij u përball me Uest Hem. Ndeshja u mbyll me shifrat 0-0 dhe aktivizimi në 15 minutat e fundit të sulmuesit shqiptar ishte ajo që spikati më shumw pasi në pak minuta ai regjistroi rastet më të rrezikshme për skuadrën e tij.

broja

Edhe trajneri Ralf Hasenhutl, nuk ka fshehur elozhet për Brojën, për të cilin pak ditë më parë kishte thënë se do të luante si titullar vetëm kur të tregonte se ishte më i mirë se lojtarët që kishte pwrballë.

“Kjo është ajo që pres prej tij. Ai kishte shumë vetëbesim pas javës me Kombëtaret. Ai ka shënuar dhe ka dhënë asiste. Shpejtësia dhe dinamika e tij, padyshim do të jetë një kërcënim për kundërshtarët dhe isha i lumtur me paraqitjen”, tha Hasenhutl pas barazimit.

PANORAMASPORT. AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *