Spinacola një “shigjetë”, Zhorzhinjo maratonomaku/ Nga shpejtësia te driblimet, kush e bëri ligjin në Europian








Cili ishte lojtari më i shpejtë, përshkoi më shumë distancë, krosoi apo sulmoi më shumë në “Euro 2020”? Statistikat e “Volkswagen Mobility” ofrojnë një këndvështrim të veçantë të 51 ndeshjeve të Europianit.

Sterling-Insinje-Pedri

DISTANCA E PËRSHKUAR (KM) – Asnjë lojtar (përjashtuar portierët) nuk luajti më shumë minuta sesa Zhorzhinjo. Metronomi italian përshkoi më shumë km se çdo lojtar tjetër (86.61 km) dhe lë pas Filipsin e Anglisë. Por në “top 3” është edhe Pedri, sulmuesi 18-vjeçar i Spanjës.

Distanca

DISTANCA ME TOP (KM) – Statistikat tregojnë se skuadra e Enrikes ka 3 lojtarë të saj në “top 5” me topin në këmbë, pavarësisht se u eliminua në gjysmëfinale. Ndërsa Zhorzhinjo përshkoi 7.73 km më shumë se futbollisti i dytë italian në listë, Lorenco Insinje (vendi i 11-të).

dist me top

SHPEJTËSIA MAKSIMALE (KM/H) – Sa i përket shpejtësisë, hungarezi Nego dhe mbrojtësi i majtë i Italisë, Spinacola, ishin shigjetat e këtij Europiani, pavarësisht se do të kishim një fotofinish për të nxjerrë fituesin mes 6 të parëve në një sprint 100-metërshi. Në total, ka 13 lojtarë që arritën një shpejtësi më të lartë se 33 km/ h. Kieza (31.7 km/h) dhe Uoker (31.3 km/h) ishin dy lojtarët më të shpejtë të finales.

shpejtesia

SPRINTERËT – Nga 298 sprintet në total të Sterlingut, 63 ai i bëri në gjysmëfinale, shifra më e lartë për çdo futbollist në 4 ndeshjet e fundit. 50 sprinte sulmuesi i Anglisë i bëri në finale. Mbrojtësi i majtë i Atalantës, Mehle, ishte një nga armët e Danimarkës dhe kishte 29 shpërthime më shumë sesa Sterling përpara finales.

numri

PASIMET KYÇE – Pasimet e sakta të Pedrit janë një nga karakteristikat e lojës së 18- vjeçarit (31). Në finale, rekordmeni ishte Insinje (19), pavarësisht se Barela (16), Verrati (15) dhe Maunt (16) nuk mbetën shumë larg.

pasime

DRIBLIMET – Rio Ferdinand tha se asnjë lojtar nuk ka dëshirën e Sterlingut për të krijuar kaos sa herë ka topin. 9 nga 22 driblimet e yllit të Anglisë u bënë në gjysmëfinale dhe 4 ndaj Italisë në finale.

driblime

KROSIMET – Europiani i Skocisë përfundoi shpejt, por jo për sa i përket numrit të krosimeve që kapiteni Robertson hodhi për shokët e tij (12).

krosimet

INKURSIONE – Pedri ishte i pari deri në finale me 27 inkursione në 1/3-at e fushës kundërshtare, ndërsa Verrati ishte si një tren ekspres në finale, me 13 inkursione në 1/3-at e fushës. Nuk ishte çudi që Mançini e zëvendësoi me Lokatelin në fillim të kohës shtesë.

inkursione

DEPËRTIME NË ZONË – Asnjë lojtar nuk e mori topin në zonën kundërshtare sa Insinje (16) në këtë Europian dhe Anglia mori frymë pas zëvendësimit të tij pas 90 minutash, por Sterling nuk renditet larg italianit (15).

depertimet

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *