Spiropali nderon Kadarenë, ministrja e Shtetit homazhe për gjeniun e letërsisë shqipe

spiropali nderon kadarene ministrja e shtetit homazhe per gjeniun e letersise shqipe
spiropali nderon kadarene ministrja e shtetit homazhe per gjeniun e letersise shqipe

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka bërë homazhe sot në nderim të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Homazhet në nderim të kolosit të letërsisë shqipe u zhvilluan në Teatrin e Operas dhe Baletit me pjesëmarrjen e miqve, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të shkrimtarit, personaliteteve nga bota e letërsisë, politikës, kulturës, artit dhe politikës.

Ismail Kadare u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare mëngjesin e 1 korrikut në QSUT, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Disa herë i nominuar për çmimin Nobel në letërsi, Kadare, është autor i dhjetëra romaneve, poezive dhe eseve. Veprat e tij të përkthyera në më shumë se 45 gjuhë të ndryshme, janë botuar anembanë botës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts