Spiropali takon Konjufcën: Shqipëria dhe Kosova janë një komb, si ministre do të ndjek çdo akt…

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka takuar Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.

Spiropali thotë se Shqipëria dhe Kosova janë një komb mes dy shtetesh të pavarura e sovrane dhe me perspektivë evropiane.

Ajo garanton se si ministre do të ndjekë me përkushtim të veçantë çdo akt që lidhet me Kosovën në qeverinë dhe parlamentin e Shqipërisë.

STATUSI NGA ELISA SPIROPALI

Takim i ngrohtë dhe vëllazëror me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca.

Shqipëria dhe Kosova janë një komb, vendosur mes dy shtetesh sovrane, të pavarura, me perspektivë evropiane dhe sytë drejt e nga e ardhmja.

Bisedën me z.Konjufca e fokusuam në domosdoshmërinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë, për sfidat tona të përbashkëta.

Si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, do ndjek me përkushtim të veçantë çdo akt që lidhet me Kosovën në qeveri dhe në Kuvendin e Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *