Spitalet drejt Kolapsit në Maqedoninë e Veriut

16:20 09/03/2021

Përhapja e virusit britanik rrit ndjeshëm numrin e të shtruarve

Rritja e infektimeve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shtuar presionet edhe mbi spitalet tjera jashtë Shkupit.

Mjekët në covid qendrën e Tetovës ngrejnë alarmin për rritjen e numrit të pacientëve që po trajtohen në këtë spital duke thënë se disa prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Dy javët e fundit filloi në mënyrë progresive të rritet numri i pacientëve dhe sot arriti në 23 pacientë të hospitalizuar. Të them të drejtën të gjithë janë në gjendje të rëndë, kanë nevojë për oksigjen dhe terapi paranterale”, u shpreh Gëzim Nuredini, koordinator i qendrës covid në Tetovë.

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut disa herë kanë përmendur se 70% e infektimeve të reja janë si rezultat i virusit britanik që përhapet më shpejtë. Nga Spitali i Tetovës thonë se ky mutacion nuk është shënuar tek pacientët në këtë qendër.

”Jo nuk kemi ashtu të dhena për lloje të tjera, nuk na kanë informuar, tani për tani nuk kemi ashtu raste, por sidoqoftë pacientët janë në gjendje të rëndë”, tha Nuredini.  

Edhe pse ishte paralajmëruar se imunizimi me vaksinën ruse “Sputnik-V” do të fillojë me personat e moshuar në azilet e pleqve, megjithatë është marrë vendimi që këto vaksina të shfrytëzohen për punonjësit shëndetësor, për shkak se, siç thuhet, janë në rritje kapacitetet e covid qendrave dhe të punonjësve që do të trajtojnë pacientët.

Njoftohet se deri më tani janë vaksinuar 3.759 punonjës shëndetësorë, kurse nesër hapen edhe dy punkte të tjera vaksinimi në poliklinika të Shkupit, ku në njërën do të jepet doza e Pfizer kurse në tjetrën ajo e Sputnik.

Ndërkohë vijon rritja e të hospitalizuarve nëpër covid-spitalet e vendit. Autoritetet thonë se aktualisht trajtohen 899 pacientë në nivel vendi, kurse janë rreth 330 shtretër të lirë.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *