Spitalet e Greqisë pranë kolapsit

[embedded content]

23:10 22/03/2021

Qeveria urdhëron mjekët e spitaleve private të ndihmojnë

Greqia urdhëroi mjekët e spitaleve private të rajonit të Athinës të ndihmojnë sektorin publik të përballë valën e re të infektimeve nga Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikiliasu  u shpreh i shqetësuar të hënën për ezaurimin e shtretërve në spitalet publike. Vetëm për rajonin e Athinës kërkohen 200 mjekë shtesë.

“Prej javësh ministria e Shëndetësisë ju ka bërë apel mjekëve të spitaleve private të ndihmojnë. Fatkeqësisht vetëm disa ju përgjigjën thirrjes,” tha ministri Kikilias.

Për shkak të situatës së vështirë, në ndihmë janë thirrur edhe mjekët praktikantë. Vetëm të dielën Greqia raportoi mbi 1500 infektime të reja dhe 41 viktima.

Jo vetëm Greqia, por shumica e Bashkimit Europian po ndeshet me normë të lartë infektimesh dhe shpresa e vetme janë vaksinat.

Sipas komisionerit europian për vaksinat, Thierry Breton, BE-ja është tashmë kontinenti që prodhon më shumë vaksina. 

“Objektivi ynë është imunizimi i plotë deri në Qershor”, tha Breton, ndërsa përmendi datën simbolike të 14 Korrikut, festën kombëtare të Francës.

“Kjo është dita kur Europa do të ketë arritur imunitetin”, theksoi komisioneri që nga ana tjetër shtoi se nuk do të ketë nevojë për vaksinën ruse, por la të hapur mundësinë e prodhimit të saj në një moment të dytë.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *