“Spiune e konfirmuar”, ministri i Brendshëm i Kosovës reagon për rastin e gazetares “non grata”: Dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes ruse në veri të Kosovës

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar pas shpalljes “non grata” për pesë vitet e ardhshme të gazetares ruse Daria Aslamova, pasi u përpoq të hynte në territorin e Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, Sveçla u shpreh se ndalimi i saj është dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes ruse në veri të Kosovës.

Ministri shtoi se ngjarja ka ndodhur në të njëjtën ditë kur policia e Kosovës është sulmuar dhe vetëm gjashtë ditë pas incidenteve në veri të vendit.

Sveçla ka deklaruar se Aslamova është spiune e konfirmuar ruse e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë.

“Në të njëjtën ditë që policia jonë u sulmua nga bandat kriminale dhe vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës, Daria Aslamova, një spiune e konfirmuar rus e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë, u arrestua duke tentuar të hyjë në Kosovë nga Serbia – dëshmi e pakundërshtueshme e 🇷🇺ndërhyrjes në veri të Kosovës.

Sot, nën autoritetin tim si Ministre e Punëve të Brendshme, e kam shpallur Daria Asmalovën persona non grata në Republikën e Kosovës për pesë vitet e ardhshme.

Spiunët rusë vazhdojnë të jenë aleati kryesor i Serbisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, veçanërisht Kosovën”, shkruan ministri Sveçla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.