Spiunë edhe në kohët moderne, dëbohen 8 “gogolë” rusë

21:58 07/10/2021

Lojërat me spiunë jemi mësuar t’i shohim në filma, por ja që ndodhin edhe në realitet. NATO ka përjashtuar 8 diplomatë rusë me pretendimin se punonin në mënyrë sekrete si agjentë. Aleanca ushtarake ka përgjysmuar madhësinë e misionit të Moskës në 10 persona.

Herën e fundit që NATO kishte marrë masa ndaj Rusisë ishte në vitin 2018, kur përjashtoi 7 diplomatë pas helmimit në Salisbury.

[embedded content]

Zyrtarët në Rusi kanë akuzuar Perëndimin se po e përdorin Moskën si “gogol”. “Perëndimi po vazhdon me politikën e konfrontimit diplomatik me Rusinë. Pas përfundimit dramatik të epokës afgane, si do t’ia dalin pa Rusinë si një gogol që kërcënon”, tha zv/ministri i Jashtëm rus, Alexander Grushko.

Marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë kanë qenë të tensionuara që kur Moska aneksoi gadishullin e Krimesë në 2014-n. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka deklaruar se vendimi i fundit nuk është i lidhur me ndonjë ngjarje specifike por me rritjen e aktiviteteve të dëmshme të Rusisë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com