Spiunonte te rusët në këmbim të parave, arrestohet 57-vjeçari britanik në Gjermani, dyshohet se gjatë punës në ambasadë kryente…

Një 57-britanik, i dyshuar se bënte spiunazh për Rusinë, duke i dorëzuar dokumente në këmbim të parave gjatë punës që bënte në Ambasadën Britanike në Berlin, është arrestuar në Gjermani. I arrestuari është identifikuar si David S. Para arrestimit, ai punonte në Ambasadën Britanike në Berlin dhe dyshohet se gjatë kësaj kohe, i kaloi dokumentet e ndryshme që merrte në punë te autoritetet ruse.

I dyshuari “të paktën në një rast i kaloi dokumentet e marra si pjesë e aktiviteteve të tij profesionale një përfaqësuesi të inteligjencës ruse”, tha zyra e prokurorit federal në një deklaratë. Në këmbim të këtyre informacione, britaniku merrte një sasi parash, shuma e së cilës ende nuk dihet.

“Një 57-vjeçar britanik është arrestuar nga autoritetet gjermane, si pjesë e një hetimi të përbashkët, mes Komandës kundër Terrorizmit dhe policisë gjermane. Ai u arrestua pranë Berlinit, nën dyshimin e kishte kryer vepra penale që kishin të bënin me aktivitetin e agjentit të inteligjencës (thënë ndryshe spiunazh).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *