Sputnik V do të prodhohet në Itali

[embedded content]

19:30 09/03/2021

Një firmë italiane lidh kontratë më Moskën

Italia bëhet vendi i parë europian që do të prodhojë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Firma italiane Adienne, që është pjesë e një shoqërie farmaceutike zviceriane nënshkroi një kontratë me Fondin Rus të Investimeve Direkte, përgjegjës për markën tregtare të vaksinës së parë ruse anti-COVID.

Detajet e kontratës nuk janë bërë publike por synohet që brenda këtij viti të prodhohen 10 milionë doza duke nisur nga Korriku. Agjencia Europiane e Barnave, EMA, ende nuk ka dhënë lejen për përdorim urgjent të kësaj vaksine në vendet e Bashkimit Europian, teksa është duke kryer testimet për efektshmërinë e saj. Në konkluzionet e mëhershme u konfirmua se efektshmëria e Sputnik V arrinte në 91%, një nivel i konsiderueshëm.

Autoritetet italiane ende nuk janë shprehur se si do të veprojnë me vaksinën ruse. Shumë vende europiane nuk e kanë pritur opinionet e kësaj agjencie për përdorimin e vaksinave të ndryshme për të përshpejtuar procesin e imunizimit, në mungesë të dozave të mjaftueshme nga kompanitë e mëdha farmaceutike që kanë marrë lejen e saj. Muajin e kaluar, Hungaria miratoi për përdorim urgjent këtë vaksinë, ashtu si vaksinën kineze Sinofarm. Në negociata me Rusinë janë edhe vende si Austria, Sllovakia e Kroacia.  

Tv Klan









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *