“Squid Game” preferohet nga Kim Yong-un

23:52 11/11/2021

 “Squid Game” është një ëndërr e realizuar për udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, pasi, sipas tij, tregon degradimin e shoqërisë koreano-jugore.Seriali i famshëm i Netflix, i cili do të ketë edhe një sezon të dytë, tregon sesi disa koreano-jugorë të mbushur me borxhe luajnë lojërat e preferuara të fëmijërisë për të fituar një çmim të madh që do t’i nxjerrë nga bataku ku kanë rënë, por nëse humbasin lojën, humbasin edhe jetën.

Kimit i ka pëlqyer shumë sesi po portretizohet Koreja e Jugut nëpër botë”, tha për “Neë York Post” Michael Madden, anëtar i Qendrës “Stinson” dhe ekspert për Korenë e Veriut. “Ai gjithmonë e përmend ndikimin që ka bota perëndimore dhe shoqëria amerikane mbi atë të Koresë së Jugut. Squid Game” duhet t’i ketë pëlqyer shumë”.

Diktatori koreano-verior, gjyshi i të cilit krijoi shtetin e ri pas Luftës së Koresë, gjithmonë akuzon Jugun për stilin dekadent të jetesës, të kopjuar nga Perëndimi. Edhe pse ai dhe familja e tij janë parë shpesh të konsumojnë produkte luksoze, Kim prezantohet si nacionalist dhe ruajtës i traditave koreane.

Media shtetërore e Koresë së Veriut e ka quajtur “Squid Game” si shembull të natyrës kafshërore të shoqërisë kapitaliste të Koresë së Jugut, ku njeriu është asgjësuar nga konkurrenca e tejskajshme.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *