Sri Lanka, 17 të vdekur nga përmbytjet

Së paku 17 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 271.000 të tjerë u prekën nga përmbytjet në Sri Lanka, njoftuan mediat lokale.

Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive e këtij vendi në një njoftim theksoi se 271.110 qytetarë në 10 rrethe “janë prekur si rezultat i kushteve të pafavorshme të motit”, sipas të përditshmes “Ceylon Today”.

Po ashtu u theksua se dy të tjerë janë zhdukur.

Agjencia e katastrofave tha se përmbytjet shkaktuan vdekjen e 10 personave, ndërsa shtatë të tjerë humbën jetën gjatë rrëshqitjeve masive të dheut.

Sipas Departamentit të Meteorologjisë në Sri Lanka, moti i pafavorshëm do të vazhdojë në disa pjesë të vendit, duke përfshirë reshje shiu.​​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *