Sri Lanka drejt një qeverie me bazë të gjerë

sri lanka drejt nje qeverie me baze te gjere
sri lanka drejt nje qeverie me baze te gjere

18:00 11/07/2022

Populli në pallatin presidencial deri në largimin e kreut të shtetit

Në pallatin presidencial të Sri Lankës, protestuesit po gëzojnë këto ditë të gjitha privilegjet e presidentit Gotabaja Raxhapaska. Lahen në pishinë e bëjnë palestër e shtrihen në shtratet e rezidencës presidenciale në Kolombo.

Mijëra manifestues vendosën të mos largohen nga pallati presidencial që në fundjavë, kur mësynë atje për të kërkuar largimin e tij nga posti, pasi e shohin si përgjegjësin kryesor për krizën e thellë ekonomike me të cilën po përballet vendi.

Kryeministri Ranil Uikremensinge konfirmoi këtë të Hënë se presidenti do të largohet nga posti pas dy ditësh, të Mërkurën e 13 Korrikut. Ai njoftoi se është rënë dakord sëbashku me përfaqësuesit e opozitës për formimin e një qeverie me bazë të gjerë, për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Protestat shpërthyen pasi inflacioni kapërceu 50%, duke i bërë çmimet e ushqimeve, karburantit e energjisë të papërballueshme edhe për shtresën e mesme.

Ajo që ngriti popullin në protesta ishte urdhri i presidentit, që nafta të përdorej vetëm për automjetet e shërbimeve të urgjencave dhe transportit publik. Sri lanka konsiderohet ndër vendet më të varfra të botës.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts