Stadiumi i ri/ Arkitektët belgë zbarkojnë në “Selman Stërmasi”, impianti shihet në terren (E PLOTË)





Në lojë tani janë të huajt. Para disa ditësh në stadiumin “Selman Stërmasi” kanë qenë të pranishëm disa drejtues të bashkisë dhe projektues të huaj për të parë nga afër impiantin e bardhebluve.

Selman stermasi

Të huajt që me shumë mundësi ishin belgë kanë vlerësuar impiantin e vjetër, i cili është në përdorim nga klubi Tirana dhe pronësi e bashkisë.

Së bashku me grupin kanë qenë edhe drejtues të lartë të Tiranës. Zëra në bashki bëjnë me dije se pas projektit të KF Tiranës dhe vetë institucioni që është pronari i impiantit ka interes që të zhvillojë stadiumin numër dy të Tiranës dhe prandaj janë afruar arkitektët.

Po kështu, projektuesit kanë parë edhe ambientet përreth të stadiumit, si parkingun, fushat e basketbollit dhe fushën e futbollit para “Selman Stërmasit”. Belgët kanë parë me detaje gjendjen aktuale të stadiumit.

Qëllimi ka qenë për të pasur një ide rreth një projekti të ri për “Selman Stërmasin”. Prej kohësh flitet për një rindërtim të stadiumit të dytë të kryeqytetit, ndërsa kryebashkiaku Veliaj e ka dhënë “ok”-in e tij për ndërtimin e një impianti modern.

PROJEKTI – Për momentin klubi Tirana e ka në përdorim stadiumin “Selman Stërmasi”. Ai është pronë e bashkisë, por kjo e fundit mund të pranojë idenë që u vu në zbatim në rastin e ish-“Qemal Stafës” dhe KF Tirana ta ndërtojë nga e para.

KOSTOJA – Është llogaritur që stadiumi mund të ndërtohet me 40 milionë euro. Kjo është një shifër e parë, por që mund të ndryshojë në varësi të kapacitetit të këtij stadiumi dhe luksit. Në “Selman Stërmasi” do të jenë 14 mijë vende të ulura. Një stadium goxha i madh, por jo i vogël, që i shtohen 6 mijë vende nga kapaciteti ekzistues. Do të rritet 14 metra nga fusha dhe do të ketë një shikueshmëri perfekte.

Nga ana tjetër, Tirana mendon që këtë stadium do ta ketë pothuajse plot në çdo ndeshje të kampionatit, pasi kushtet do të jenë akoma më të mira se “Air Albania”. Me dy stadiume në kryeqytet, një në Kukës, Shkodër, Elbasan, Fier e më pas Durrësi, Kategoria Superiore plotësohet në infrastrukturë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *