
21:49 20/11/2023
Stafi i OpenAi i ka bërë thirrje bordit të kompanisë që të japë dorëheqjen pas largimit nga posti të Sam Altman. Në një letër, ata vendosin në pikëpyetje kompetencat e bordit dhe e akuzojnë se po saboton punën e firmës. Gjithashtu kanë kërkuar rivendosjen e Altman.
Lajmi i së premtes për shkarkimin e një prej figurave udhëheqëse në inteligjencën artificiale shokoi botën e teknologjisë.
Firmosësit e letrës ku përfshihen edhe anëtarë kryesorë të stafit, shprehen se mund të japin dorëheqjen nëse kërkesat nuk plotësohen. Ata kanë theksuar se Microsoft i ka ofruar vende pune gjithë stafit të OpenAI nëse duan t’i bashkohen kompanisë.
Lilian Weng, drejtuese e sistemeve të sigurisë në OpenAI, postoi në Twitter/X se më shumë se 650 nga 770 punonjës të kompanisë kanë firmosur.
“Përpjekjet kanë nisur pas orës 1:30 të mëngjesit, mbi 500 pas dy orëve dhe e gjitha kjo pas dy ditëve të çmendura me shumë pak orë gjumë”, shkroi ajo.
Këto ngjarje kaotike dukej sikur po paralajmëronin rikthimin e Altman në pozicionin e tij por ndërkohë u njoftua se ai do t’i bashkohej Microsoft, një investues kryesor i OpenAI. Shefja ekzekutive e kompanisë shkroi se ai mund të drejtorë “një ekip të ri të kërkimit të avancuar të AI”.
Emmet Shear, ish-shefi ekzekutiv i Twitch do të drejtojë përkohësisht OpenAI./tvklan.al