“Stafi i Saliut është falsifikator! Firmat duhen me akt noterial”- Avokat Ngjela flet mbi zhvillimet në PD: Në Perëndim Basha nuk mund të shkarkohej! Statuti nuk ka…








Avokati Spartak Ngjela, përmes një interviste të dhënë në News 24, futi në sitë zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike, duke u fokusuar tek argumentimi ligjor i të drejtës për mbledhjen ose jo të Kuvendit Kombëtar.

pjimage (38)

Avokati thekson se që të mblidhet Kuvendit Kombëtar duhet të kapet fillimisht kuorumin prej 25 % të votave të anëtarëve. Pasi arrin të mblidhet, sipas tij Kuvendi mund ta shkarkojë kryetarin vetëm me 50% plus 1 të votave të anëtarëve, me firma të certifikuara përballë noterit.

Avokati thekson se në një vend demokratik Basha nuk mund të shkarkohej pasi ndryshimet statuore nuk kanë fuqi prapavepruese, pasi kryetari është zgjedhur me parimin një anëtarë një votë.

Shpalljen e kandidaturave për kryetarin e ri të partisë, Ngjela e quan pa logjikë juridike pasi ende nuk është ngritur mocioni i mosbesimit për kryetarin aktual.

“25% e anëtarëve e mbledhin Kuvendin. Tani t’ua u shpjegoj ku është vështirësia. E para e punës nuk mund t’i falsifikosh. Stafi i Saliut është falsifikator i gjithi. Ajo ¼, duhet ti ketë firmat me akt noterial.

Këta do thonë do rrëzojmë kryetarin. E mbledhin këtë për të ndryshuar statutin dhe për të rrëzuar kryetarin. Ka një ngërç që mund t’ua zgjidhnin gjykatat e mëdha. Unë u kam thënë dhe juristëve të tyre, se nuk mund të rrëzosh një kryetar të zgjedhur me një anëtarë një votë me një forum. Mësova se më thanë që forumi është shumë i madh dhe kjo e neutralizon situatën. Tani vijmë te votimi dhe dëgjoni çfarë strukture mendore juridike kanë konkurentët e mëdhenj të PD-së: “Pa rrëzuar kryetarin hedhin kandidaturat”.

Unë e pyeta njërin se më mori në telefon një nga këta: “Po kryetarin kush ua ka rrëzuar, apo Noc Roku”. Që të rrëzohet kryetari duhet mocion votëbesimi me 50% plus një të anëtarëve të forumit, me firma të kontrolluar. Pyetja ime është kjo, në Kuvendin Kombëtar janë edhe 58 deputetët, janë të gjithë kryetarët e partive të degëve, është gjithë Këshilli Kombëtar, të gjithë janë zgjedhur nga zyra e Bashës, ku do t’i gjej ky votat për të bërë mocionin. Këta pa shkarkuar kryetarin hedhin kandidaturat, qenkan akoma njerëz që ecin me gomar, nuk i kuptojnë strukturat.

Nuk mund të prezumojmë gënjeshtra. Në një bisedë prezumohet e vërteta. Nëse ai rrëzohet ka marrë fund ajo punë. Janë shumë vota, ta zëmë se është 7 mijë numri, do 3600 kuorumi. Nëse mbështetësit e Bashës nuk shkojnë në Kuvend merr fund kuorumi. Pastaj nëse mblidhen votat për kuorumin duhen 50 plus 1 për shkarkimin e kryetarit.

Gjithë kjo vështirësi nuk është për të mbrojtur Bashën është nocion juridik për të mos rrëzuar një kryetar që është zgjedhur me një anëtarë një votë. Deri sa të bëjmë mocionin nuk flasim dot. Në një vend perëndimor Basha nuk rrëzohej, pastaj çfarëdo ndryshimi të kishin në statut nuk ka fuqi prapavepruese. S’e rrëzon dot kryetarin. Basha e ka rrezikun e shkarkimit 25% se aq i duhet të mbledhin ata për të mbledh Kuvendin Kombëtar.”, tha Ngjela.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *