Starti i keq i sezonit, Guardiola tregon tre arsyet për humbjet radhazi










Mançester Siti i ka bërë një start shumë të keq këtij edicioni duke humbur brenda pak ditësh Superkupën e Anglisë ndaj Leisterit e më pas sfidën e parë në kampionat ndaj Totenhem. Një dështim për shumëkënd, të cilin pep Guardiola është munduar ta justifikojë me tre arsye.

guardiola

Sipas trajnerit, kanë qenë Euro 2020, COVID dhe forma e De Bryjn ato që po ndikojnë në paraqitjet e Mançester Sitit, situata të cilat sipas tij do të zgjidhen në vijim.

“Ne u dhamë kundërshtarëve shumë hapësirë, nuk mundëm t’i kontrollonim, sidomos gjërat e thjeshta kur humb pasime në pozicione të veçanta dhe bëhet gjithnjë e më e vështirë. Futbolli është gol, Son shënoi golin që ne nuk mundëm të realizonim. Është normale për një sezon pa shumë përgatitje.

Në fakt jam i çuditur se sa mirë bëmë shumë gjëra. Shumë lojtarë mbërritën me vonesë si pasojë e Europianit, COVID, shumë gjërave. Me kthimin e lojtarëve, çdo javë do të jetë më mirë. Grilish? Ishte i shëklqyer, ai luajti me personalitet e krijoi raste. Për fat të keq ne nuk fituam në debutimin e tij, por ai luajti me të vërtetë mirë.

Kevin De Bryjn nuk ka bërë as një seancë stërvitore të plotë. Ai ka nevojë të stërvitet. Do t’i duhet kohë që të luajë 90 minuta”, shpjegoi Guardiola arsyet pse ekipi i tij nuk u paraqit ashtu siç pritej dhe po regjistron vetëm humbje radhazi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *