Starton samiti virtual për demokracinë

15:20 09/12/2021

Samiti për demokracinë ka nisur në ditën e parë si mbledhja virtuale e më shumë se 100 vendeve, një hap i parë i në luftën kundër autoritarizmit, korrupsionit dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut në mbarë botën. Samiti i organizuar si nismë e Presidentit të SHBA, Joe Biden, përballet me të njëjtat rreziqe që rrënuan përpjekjet pro-demokratike të administratave të mëparshme amerikane, ku asnjëra nuk ofroi një strategji koherente, praktike ose afatgjatë të rinovimit demokratik.

Për të luftuar me të vërtetë këtë epokë të “recesionit demokratik”, siç e ka quajtur Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken në hapjen e samitit, Uashingtoni ka nevojë për një qasje të re. Në zemër të kësaj strategjie duhet të jetë llogaridhënia: kontrollet dhe balancat e pushtetit që mbrojnë nga shprehja se pushteti korrupton dhe pushteti absolut korrupton absolutisht. 

Gjatë dekadës së fundit, numri i vendeve të renditura si demokraci të plota liberale ka rënë nga 41 në 32. Më shumë se dy të tretat e popullsisë së botës jeton nën sundimin autokratik, një rritje prej 20 pikësh në një dekadë. 2021 përfaqëson vitin e 15-të radhazi të rënies së lirisë globale. 

Sipas diskutantëve të ditës së parë të punimeve të këtij samiti një mësim i qartë nga 30 vitet e fundit, i parë kudo nga përpjekjet për të ndërtuar procese demokratike në Irak dhe Afganistan e deri të dobësimi i demokracive të pas Luftës së Ftohtë si Polonia dhe Hungaria, është se demokracitë nuk mund të qëndrojnë pa institucione pa qeveritë te përgjegjshme, media të lirë, një gjyqësor të pavarur dhe zgjedhje të lira.

Në këtë samit është pjesëmarrës pasditen e sotme krahas liderëve të tjerë të ftuar nga e gjithë bota nga presidenti amerikan edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *