STATISTIKA/ Dy shkarkime dhe 0 fitore, Pioli gati të thyejë tabunë ndaj Spaletit









Për Stefano Piolin, Milan-Napoli vlen më shumë. Për klasifikimin, për luftën për titull, për të kaluar momentin paksa negativ, por edhe për të thyer një “mallkim” që zgjat prej 15 vitesh. Stefano nuk e ka mposhtur kurrë Spaletin në karrierën e tij.

spaleti pioli

Dhjetë ndeshje pa brohoritje, me bilancin që tregon për 3 barazime dhe 7 humbje. Ndër trajnerët e përballur të paktën 10 herë ka një bilanc më të keq vetëm me Alegrin, pa sukses në 18 ndeshje (14 humbje dhe 4 barazime). Keq, në fakt, edhe me Konten, me 1 fitore në 11 ndeshje. Këtë herë ka një tabu për t’u thyer. Gjithashtu sepse disa humbje me Spaletin i kanë kushtuar atij dy stola: një me Parmën në vitin 2007 dhe të fundit me Lacion në 2016-ën.

“STËRKËMBËSH” – Takimi i parë daton në vitin 2006. Pioli drejtonte Parmën, ndërsa Spaleti Romën e Totit, kur ende kishte shtrëngime duarsh dhe shaka mes të dyve. Nuk ka konkurrencë mes dy skuadrave, aq sa ‘Lucianone’ e ndëshkon Stefanon me një poker: gola nga Rozi, Perrota, Akuilani dhe Montela. Ishte kohë tjetër. Në Parma, për të dhënë një ide, ishin Budan, Desena dhe Çigarini.

Me verdheblutë ai do të ndeshet me Romën edhe tri herë të tjera, dy në Kupën e Italisë dhe një në kampionat. Kjo e fundit do të rezultonte fatale pasi humbja 3-0 më 11 shkurt 2007 i kushtoi stolin. Pioli shkarkohet dhe i lë vend Ranierit. Nuk do të jetë “stërkëmbëshi” i vetëm.

AI DERBI- Të dy nuk përballen më me njëri-tjetrin për nëntë vite. Teksa Spaleti fitoi tre trofe me Romën, Pioli vizitoi Italinë në Serinë B duke kaluar nga Groseto, Piaçenca dhe Sasuolo. Dhe kur Luçiano zgjedh Rusinë, Stefano rikthehet në Serinë A. Për duelin e pestë duhet të presim deri më 3 prill 2016, kur Spaletti i “ngec” Stefanos një tjetër poker, këtë herë në derbin me Lacion.

Golat nga Peroti, El Sharaui, Xheko dhe Florenci. Kjo ndeshjet i kushtonte teknikut aktual të Milanit stolin. Që nga ajo kohë, dy humbje të tjera, kur drejtonte Fiorentinën: 3-0 më 20 gusht 2017 dhe 2-1 më 25 shtator 2018, me Spaletin në krye të Interit.

Në mes, barazimi më 5 janar 2018, me golat e Ikardit dhe Simeones. Përballja e fundit mes të dyve ishte spektakolare: 3-3 më 24 shkurt 2019. Përmbysje e Fiorentinës me një gol nga Veretu në të nëntëdhjetën, pas një goditjeje të lirë nga Muriel.

Pas dy vitesh pa përballje, sfida e radhës është të dielën. Kush e di se si do të përfundojë këtë herë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.