STATISTIKA/ Gola nga stoli dhe e pësojmë në pjesën e dytë. Ja disa nga kuriozitetet për ndeshjen e Shqipërisë me Anglinë








Përpara ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës mes Anglisë dhe Shqipërisë në “Wembley”, po radhisim disa nga faktet dhe statistikat më të mira mes dy ekipeve gjatë përballjeve ndërmjet tyre. 

Shqiperi-Angli 2-0

Anglia luan ndeshjen e fundit në shtëpi në këto eliminatore. Të besuarit e trajnerit Garet Sauthgejt e dinë se u duhen katër pikë nga dy ndeshjet e tyre të fundit në nëntor për të siguruar vendin e tyre në finalet e Kupës së Botës në Katar. Ja disa nga statistikat.

• Anglia i ka fituar të pesta ndeshjet e saj kundër Shqipërisë, duke shënuar 14 gola dhe duke pësuar vetëm një herë, duke fituar 2-0 në fillim të këtij Botërori në Tiranë.

• Shqipëria nuk ka shënuar ende një gol në tokën angleze kundër “Tre Luanëve”, duke humbur 5-0 në “Wembley” në prill 1989 dhe 2-0 në shtator 2001 në “St. James Park” në Njukasëll. Në sfidën e 1989-ës Shqipëria shënoi një eurogol me Domollarin, por edhe tani nuk dihet arsyeja se pse arbitri e anuloi.

• Tetë nga dhjetë golat e fundit të Anglisë kundër Shqipërisë janë shënuar në pjesën e dytë, me golin e minutës së 38-të të Herri Kejnit në mars dhe golin e Majkëll Ouenit në minutën e 44- të në shtator 2001, të vetmet përjashtime në këtë ecuri.

• Anglia, e cila ka fituar 5 ndeshjet e para kundër Shqipërisë, ka fituar 6 ndeshjet e para në të gjitha garat kundër 6 skuadrave të ndryshme më parë (Irlandë, Francë, Finlandë, Luksemburg, San Marino, Andorrë).

• Anglia është e pamposhtur në 18 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Ecuria më e mirë me 19 ndeshje pa humbje ka ndodhur midis nëntorit 1965 dhe nëntorit 1966.

• Shqipëria ka fituar tri nga katër ndeshjet e saj jashtë kualifikuese për “Katar 2022”. Në 12 pjesëmarrjet e mëparshme kualifikuese për Kupën e Botës, kuqezinjtë kanë fituar vetëm katër ndeshje jashtë.

• Kjo do të jetë ndeshja e 67-të e Garet Sauthgejtit në krye të Anglisë.

• Në ndeshjen e fundit të Anglisë kundër Hungarisë, pesë lojtarë nga Mançester Siti (Foden, Grilish, Sterling, Stons, Uolker) ishin në 11- shen startuese, më së shumti nga një ekip për një ndeshje që nga qershori 2016 kundër Islandës, kur pesë lojtarë të Totenhemit e nisën si titullarë. Goli i Xhon Stonsit ishte i 22-ti nga një lojtar i Sitit nën drejtimin e Sauthgejtit. Vetëm lojtarët e Totenhemit kanë shënuar më shumë nën drejtimin e Sauthgejtit, 41.

• Futbollistët zëvendësues të Shqipërisë janë përfshirë drejtpërdrejt në dhjetë gola në kualifikueset e Botërorit “Katar 2022” (katër gola dhe gjashtë asistime) dhe mbajnë vendin e tretë në këto kualifikuese pas Polonisë (16) dhe Holandës (11). Armando Broja, i cili luan në Angli si huazim te Sauthemptoni nga Çelsi, ka qenë i përfshirë në pesë gola kur ka hyrë si zëvendësues (me tre gola dhe dy asistime), ndërsa shoku i skuadrës, Odise Roshi, ka më shumë asistime nga lojtarët që kanë hyrë nga pankina, tre.

ILIR CARA-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *