Statistika individuale/ Shifra prej jashtëtokësori, ja rekordet e Lionel Mesit










Lionel Mesi tashmë zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës, klub me të cilin debutoi në vitin 2004. Që prej asaj kohë sulmuesi argjentinas ka thyer çdo rekord në historinë e skuadrës katalanase, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të mirë të gjitha kohërave në botën e futbollit.

pjimage - 2021-08-07T093136.090

Më poshtë ju pasqyrojmë arritjen individuale që 34-vjeçari ka shënuar gjatë karrierës së tij.

*Lojtari që ka shënuar më shumë gola (91) gjatë një viti kalendarik në kompeticione zyrtare (2012).

*Lojtari që ka shënuar më shumë gola (79) gjatë një viti kalendarik në kompeticione zyrtare me të njëjtin klub (2012).

*Lojtari që regjistron numrin më të lartë të golave të shënuar me të njëjtën fanellë për klube (671).

*Lojtari që ka shënuar më shumë gola (50) në La Liga gjatë një sezoni (2011-2012).

*Lojtari i vetëm që ka arritur ta fitojë 6 herë “Topin e Artë” (2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019).

mm

*Lojtari i vetëm që e ka fituar 4 herë radhazi “Topin e Artë”.

*Lojtari i vetëm që e ka fituar “Këpucën e Artë” 6 herë.

*Lojtari i vetëm që e ka fituar “Këpucën e Artë” 3 herë radhazi.

*Lojtari i vetëm në historinë e La Ligas që ka shënuar të paktën 1 gol për 16 sezone radhazi.

*Lojtari që ka shënuar më shumë gola (14) në Superkupën e Spanjës.

*Një nga dy lojtarët që së bashku me Kristino Ronaldon që regjistrojnë më shumë tripleta (173), tetë nga të cilat në Ligën e Kampioneve.

*Lojtari që ka shënuar më shumë tripleta (10) gjatë një sezoni në të gjitha kompeticionet (2011-2012).

*I vetmi lojtar që ka shënuar 5 gola në një ndeshje të fazës me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve.

*Futbollisti i vetëm që në të njëjtin vit ka arritur të fitojë çmimet: “Topi e Artë”, “Lojtari më i mirë i vitit” për FIFA-n, “Pichichi”-in dhe “Këpucën e Artë”.

*I vetmi lojtar që ka shënuar gola në shtatë kompeticione të ndryshme për klube dhe kombëtare në të njëjtin vit kalendarik (2015).

42372238-0-image-a-1_1619705000352

*Lojtari që ka shënuar më shumë gola në kompeticionet e Amerikës Latine (36).

*Lojtari që ka shënuar në më shumë finale (3) të Kupës së Botës për klube (2009, 2011, 2015).

*Lojtari i vetëm që ka shënuar gola në 21 ndeshje radhazi në kampionate profesioniste në Europë.

*Lojtari i vetëm që ka shënuar të paktën 20 gola në 13 sezone radhazi në La Liga.

*Lojtari i vetëm që ka shënuar të paktën 30 gola për 9 sezone në La Liga.

*Lojtari që ka fituar më shumë klasifikimin e golashënuesve në La Liga (7).

*Lojtari që ka shënuar më shumë gola (71) në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

*Lojtari që ka shënuar më shumë gola me të njëjtin klub në kompeticionet e UEFA-s (123).

*Lojtari që ka shënuar më shumë gola (120) me të njëjtin klub në Ligën e Kampioneve.

*Lojtari i huaj me më shumë prezenca (520) në historinë e La Ligas.

115278406_messi

*Lojtari që ka shënuar më shumë gola (474) në historinë e La Ligas.

*Lojtari që ka dhënë më shumë asiste (191) në historinë e La Ligas.

*Lojtari që ka fituar më shumë ndeshje (383) në La Liga.

*Lojtari i vetëm në historinë e futbollit që ka shënuar të paktën 40 gola për 10 sezone radhazi.

*Lojtari që ka shënuar më shumë gola në kampionatet kryesore të Europës (473).

*Lojtari që ka realizuar më shumë dopieta (133) në La Liga.

*Lojtari ka realizuar më shumë tripleta (36) në La Liga.

32509220-0-image-a-15_1598631447527

*Lojtari që ka shënuar më shumë tripleta (8) gjatë një sezoni në La Liga

. *Lojtari që ka shënuar të paktën një gol numrit më të madh të skuadrave në La Liga (37).

*Lojtari që ka shënuar të paktën një gol numrit më të madh të skuadrave në Ligën e Kampioneve (36).

REKORDET ME BARCELONËN

uCBKoKh

*Lojtari me më shumë prezenca (778) në kompeticione zyrtare.

*Lojtari me më shumë prezenca (520) në La Liga

*Lojtari me më shumë gola (127) në kompeticionet ndërkombëtare.

*Një nga tre lojtarët së bashku me Ksavin dhe Iniestën që ka fituar më shumë Liga të Kampioneve (4).

*Lojtari që ka shënuar më shumë tripleta (173) në kompeticione zyrtare.

*Lojtari që ka shënuar më shumë gola (3) në Superkupën e Europës.

*Lojtari që ka fituar më shumë herë kampionatin spanjoll (10).

*Lojtari që ka fituar më shumë trofe (35).

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *