STATISTIKAT/ Askush si ai 4 vitet e fundit, një 34-vjeçar lë prapa Mesin dhe De Bryjnen për rolin e “playmakerit”








Dimitri Pajet është një ndër futbollistët më të mirë, por njëkohësisht dhe nga më të nënvlerësuarit.

1111111

Së fundmi, janë bërë publike disa statistika mjaft interesante për lojtarin që ka krijuar më shumë shance që nga viti 2017, ku Pajet shikohet se si lë prapa yjet e futbollit botëror që luajnë në skuadra të mëdha dhe fitojnë shifra të çmendura.

Më saktësisht, që nga viti 2017, Pajet është aktivizuar gjithsej 9165 minuta dhe ka krijuar 383 raste për gol. Pas tij vjen ylli i Sitit, Kevin De Bryjne që ka krijuar 366 raste për gol, ndërsa lista vazhdon me Luis Alberton e Lacion me 364 raste për gol, Lionel Mesi me 350 raste për gol dhe Papu Gomez që ka krijuar 348 raste për gol.

pajet

Jo keq për një futbollist 34-vjeçar që në katër vitet e fundit ka luajtur për Uest Hemin dhe Marsejën në Francë, ku aktualisht është dhe kapiteni i ekipit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *