Statistikat e UEFA-s/ Broja ylli i ri, Manaj në ‘club’-in e Kejnit dhe Levës! Baren e masakrojnë





Shqipëria ka një brez të ndritur. Për këtë, mjafton që të përmendet fakti se Armando Broja, në dy ndeshjet e fundit me 57 minuta aktivizim (12’ ndaj Hungarisë dhe 45’ ndaj San Marinos), ka asistuar dy herë dhe ka shënuar dy gola.

Kombëtarja Shqipëria

Një herë është koincidencë, por kur ndodh edhe në ndeshjen e dytë i sapo futur nga stoli, atëherë kjo ka të bëjë me talentin dhe potencën që ka ky djalosh, që sot feston ditëlindjen e tij të 20-të.

Sigurisht, Broja do të ketë mundësi të rrisë akoma edhe më shumë formën, potencën dhe efikasitetin e tij për ekipin apo Kombëtaren, nëse do të ruajë formën fizike, nëse nuk do të bazohet nga vëmendja e shtuar mediatike dhe e tifozëve dhe mbi të gjitha, në rast se do të ruajë atë përulësi fantastike të treguar ndaj San Marinos, ku i dhuron Uzunit një asist goli, nga një pozicion aq i volitshëm personal, sa pak bombera e bëjnë…

STATISTIKAT E UEFA-S

Në përfundim të gjashtë ndeshjeve të para të kualifikuese europiane në rrugëtimin drejt “Katar 2022”, UEFA ka publikuar një sërë të dhënash referuar lojtarëve. Po t’u referohesh këtyre të dhënave, ka statistika që krijojnë një atmosferë speciale për Kombëtaren, përtej dy fitoreve të fundit, qoftë edhe goleadës ndaj San Marinos. Rei Manaj ka krijuar njësoj raste shënimi sa edhe Levandovski apo Herri Kejn.

pjimage (3)

Dikush mund të vërë buzën në gaz kur e lexon, por edhe Levandovski apo bomberi anglez i Totenhemit, me Andorrën e San Marinon janë përballur… Referuar të njëjtave të dhëna, Berat Gjimshiti është mes lojtarëve që nuk kanë humbur asnjë minutë deri më tani (540’ në fushë gjatë këtij edicioni). Jo vetëm kaq, por qendërmbrojtësi i Atalantës është mes Top 10 futbollistëve për topat e rikuperuar. Mbrojtësi shqiptar ka rikuperuar 32 topa, duke ndalur po kaq aksione të ekipeve kundërshtare në këto 6 ndeshje.

RASTE

Qendërmbrojtësi tjetër, Enea Mihaj, i cili ishte në fushë titullar ndaj San Marinos, ka regjistruar saktësi pasimi prej 96%. Me këtë përqindje, ai renditet në vend të 22-të nga të gjithë lojtarët e aktivizuar deri më tani. Sa i përket mesfushës dhe faulleve të krijuara, si reparti që ka më së shumti përplasje, Klaus Gjasula është i 13-ti, me 12 faulle të shkaktuar deri më tani. Për faullet e pësuara nga lojtarët shqiptarë, Keidi Bare ka më shumë të tillë.

FAULLE

Pas Enis Bardhit që kryeson me 20 faulle në dëm të tij, Bare është i katërti me 16. Në vend të 11-të, është Rei Manaj të cilin e kanë ndalur 12 herë me faull në këto takime.

FORMACIONI I YJEVE

Armando Broja është duke jetuar një ëndërr! Sulmuesi ishte sërish protagonist me fanellën e Kombëtares shqiptare, teksa gjeti rrugën e rrjetës dhe dhuroi 2 asiste në triumfin 5-0 ndaj San Marinos.

formacioni i javes broja

19- vjeçari u vlerësua me notën 9.3 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” si dhe është përfshirë në formacionin më të mirë të kualifikueseve të Botërorit, për ndeshjet e raundit të gjashtë. Broja rreshtohet përkrah emrave të mëdhenj si Depaj, Haland, Grizman apo dhe Pjaniç.

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *