Statistikat interesante/ Ndeshja Angli-Shqipëri, shihni bilancin mes dy kombëtareve








Sonte në orën 20:45 në stadiumin “Wembley” do të luhet sfida Angli-Shqipëri, e cila është e vlefshme për Grupin “I” të gushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

ISMAJLI

Faqja e njohur e statistikave “Sofa Score” ka bërë bilancin mes kombëtares së “3 Luanëve” me kuqezinjtë.

Ndeshja e fundit mes dy përqafësuesve ka qenë më 28 mars 2021, ku në stadiumin “AIR Albania”, britanikët triumfuan me rezultatin 0-2. Fitorja më e madhe ka ndodhur më 26 prill 1989 ku Anglia fitoi me “manita” 5-0 ndaj Kombëtares kuqezi. Bilanci i kuqezinjve ndaj britanikëve janë 0 fitore, 0 barazime dhe 5 humbje.

Në këtë grup eliminator janë zhvilluar 8 ndeshje ku ekipi i Rejës ka kryer 5 fitore, 0 barazime dhe 3 humbje, ndërsa skuadra e Sauthgejt 6 fitore, 2 barazime dhe 0 humbje.

Shqipëria ka realizuar 11 gola dhe ka pësuar 7 të tilla, ndërsa Anglia ka shënuar 24 gola dhe ka pësuar 3. Mesatarja e goditjeve në portë për ndeshje kuqezinjtë e kanë me një shifër prej 13,6%, ndërsa britanikët 15,5%. Shanset e mëdha për ndeshje Shqipëria e ka një mesatare prej 2,3%, ndërsa Anglia me 4,5%.

Mesatarja e qarkullimit të topit, skuadra e Rejas ka një shifër prej 53,5% ndërsa ekipi i Sauthgejt 72,9%. Konvertimi i golave, kuqezinjtë e kanë me një shifër prej 10,1% ndërsa “3 Luanët” 19,4%. Vlerësimi i “Sofa Score” për dy kombëtaret, Shqipëria me notën 6,86 ndërsa Anglia me notën 7,25.

STATISTIKAT SIPAS FAQES “SOFA SCORE” –

255723865_197209859229384_8435776837084370168_n

renditja

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *