STATISTIKAT/ Inzagi i pagabueshëm në Superkupë, Juvja e pathyeshme në janar (FOTO)








Duke ardhur pas dy fitoreve të shkëlqy era kundër dy ekipeve romane, Interi dhe Juventusi janë gati për betejën e edicionit të 34-t të Superkupës së Italisë, në program për ditën e mërkurë, ora 21:00, në “San Siro”.

alegri-inzagi

Bardhezinjtë, të cilët kanë fituar në të tria rastet që ky kompeticion është zhvilluar në muajin janar, do të kërkojnë trofeun e 10-të në histori. Alegri regjistron pjesëmarrjen e tij të shtatë, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje në Superkupë (duke parakaluar Marçelo Lipin me 6).

Ndërsa Inzagi do të kërkojë trisin personal pas dy fitoreve në po kaq finale me Lacion. Në precedentin e fundit në vitin 2005, zikaltrit morën më të mirën, me suksesin 1-0 firmosur nga Veron në Torino.

STATISTIKAT
 Ky është edicioni i 34-t i Superkupës, me Juven që e ka ngritur trofeun në 9 raste (të paktën dy herë më shumë se çdo skuadër), ndërsa Interi ka triumfuar 5 herë.

– “San Siro” është stadiumi ku janë luajtur më shumë ndeshje të këtij kompeticioni: 11, më shumë se dyfishi nga çdo stadium tjetër.

– Ky do të jetë rasti i katërt që Superkupa luhet në janar: në tre precedentët e mëpërparshëm (1996, 2019 dhe 2021) trofeun e ka ngritur gjithnjë Juventusi.

– Interi dhe Juve do të përballen në këtë trofe vetëm për herë të dytë pas vitit 2005, kur fituan zikaltrit me golin e Huan Sebastian Veronit. – Bardhezinjtë janë të pamposhtur në 11 nga 12 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet ndaj Interit (7 fitore, 4 barazime): suksesi i vetëm i zikaltërve është një 2- 0 në kampionat në janarin e 2021-shit.

– Bilanci në 8 përballjet e fundit mes Interit dhe Juves në “San Siro” në të gjitha kompeticionet është një ekuilibër perfekt: 3 suksese për secilën skuadër dhe 2 barazime. Për t’u përmendur është fakti që skuadra e Milanos ka shënuar gjithnjë gjatë kësaj serie rezultatesh.

– Interi do të rikthehet të luajë një finale të Superkupës për herë të parë që prej vitit 2011, kur u mund 2-1 nga Milani në Pekin.

– Juve, skuadra e fundit që ka ngritur trofeun, ka marrë pjesë në të nënta edicionet e fundit të Superkupës, por vetëm një herë gjatë kësaj serie e ka fituar trofeun dy herë radhazi: 2012 dhe 2013.

– Juventusi (28) dhe Interi (17) janë dy skuadrat që kanë shënuar më shumë gola në historinë e kompeticionit, përjashtuar lotarinë e penalltive.

– Interi ka humbur vetëm 1 nga 16 ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet: 0-2 ndaj Realit të Madridit në fillim të dhjetorit 2021, duke arritur 13 suksese gjatë kësaj ecurie, përfshirë katër të fundit.

– Juventusi ka vendosur një seri prej 8 ndeshjesh radhazi pa humbje (6 fitore dhe 2 barazime). Disfata e fundit për “Zonjën e Vjetër” daton në nëntor 2021, në kampionat kundër Atalantës.

– Interi ka shënuar 14 gola me kokë në të gjitha kompeticionet 2021-2022, më shumë se çdo skuadër tjetër jo vetëm në Itali, por në të paktën 5 ligat më të rëndësishme të kontinentit tonë.

– Bonuçi mund të luajë Superkupën e tetë në karrierën e tij, duke lënë pas Havier Zanetin: vetëm Bufon dhe Stankoviç (9) kanë më shumë prezenca në historinë e kompeticionit.

– Përpara këtij edicioni, Samir Handanoviç ishte futbollisti me më shumë prezenca në Serinë A (535), i cili nuk kishte pasur rastin që të luante asnjëherë në karrierën e tij një finale të këtij turneu, që prej 1998-ës.

trajneret

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.