Statistikat/ Mançester Siti humbet finalen e dytë me Guardiolën në stol

statistikat mancester siti humbet finalen e dyte me guardiolen ne stol

hjhj

– Në nëntë finalet e Mançester Sitit me Pep Guardiolën në stol, kjo ishte vetëm hera e dytë që “Qytetarët” nuk u kurorëzuan kampionë, pasi humbën finalen e Champions kundër Çelsit në vitin 2021.

– Kjo ishte humbja e parë e Mançester Sitit që prej dhjetorit të vitit të shkuar, kundër Aston Vilës, duke i dhënë fund kështu serisë më të gjatë të një skuadre të Premier Ligës pa humbje në të gjitha kompeticionet, pas 35 ndeshjesh.

 – Mançester Siti është kampionia e parë në fuqi e Kupës FA që humbet finalen në sezonin pasardhës, pas Mançester Junajtidit në sezonin 2004-05.

– Finalja e Kupës FA ishte ndeshja e 50-të për Rodrin me Mançester Sitin në të gjitha kompeticionet këtë sezon, duke pësuar humbjen e parë (fitoi 38 dhe barazoi 11). Në fakt, kjo ishte humbja e tij e parë me klubin që prej asaj në shkurtin e vitit 2023 kundër Totenhemit, duke i dhënë fund serisë së 74 ndeshjeve pa humbje në të gjitha kompeticionet.

-Erling Haland ka dështuar të gjejë rrugën e golit në katër ndeshjet e fundit të fundit për Mançester Sitin në “Uembli”, duke tentuar 6 goditje në total.

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts