STATISTIKAT/ Një fitore në 23 ndeshje ndaj kuqezinjve, shihni bilancin mes Bolonjës dhe Milanit








– Bolonja ka arritur të koleksionojë vetëm një sukses në 23 përballjet e fundit me Milanin. Për kuqezinjtë, 17 fitore dhe 5 barazime.

BOLONJA MILAN

– Në shtatë takimet e fundit mes këtyre ekipeve, asnjë nuk është humbur nga Milani.

 Milani është skuadra që i ka shënuar më shumë Bolonjës në Serinë A. 232 gola në 146 përballje me kuqezinjtë, që realizojnë nga 1.6 gola sa herë sfidojnë kuqeblutë.

 Frenk Kesi ka qenë pjesë e katër golave në katër sfida kundër Bolonjës në kampionat me fanellën kuqezi. Për afrikanin, dy asiste dhe dy gola.

 Sinisha Mihajloviç ka drejtuar Milanin në 32 ndeshje kampionat, me 41 për qind të sfidave të fituara. Vetëm në përvojën aktuale në Serinë A, tekniku serb mund t’i krenohet një ecurie më të mirë në kampionat, falë 54 për qind të ndeshjeve të fituara si trajner i Bolonjës.

 Bolonja ka grumbulluar vetëm një pikë ndaj Milanit në 11 ndeshjet e fundit teksa nuk fiton ndaj kuqezinjve që nga sezoni 2001-’02.

 Në pesë kampionatet më të mira europiane, “Djalli” është skuadra që ka marrë më së shumti penallti pro në vitin 2021 (14) dhe që ka shënuar më shumë gola nga pika e bardhë (11).

 Stefano Pioli ka drejtuar Bolonjën në 89 ndeshje të Serisë A, në të cilat ai fitoi 27 herë, barazoi 28 dhe humbi 34. Kuqeblutë janë klubi me të cilin trajneri aktual i Milanit ka më shumë pankina në Serinë A.

 Në tri ndeshjet e fundit në kampionat, Musa Barrou ka marrë pjesë në pesë gola (tre gola, dy asiste) pasi kishte dhënë vetëm një pasim fitues në 10 të mëparshmet (zero gola).

 Zlatan Ibrahimoviç ka realizuar pesë herë kundër Bolonjës me fanellën e Milanit në Serinë A. Me kuqezinjtë, ai ka bërë më shumë vetëm kundër Kaljarit, Interit dhe Romës (gjashtë).

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *