STATISTIKAT/ Ritëm për “Top të Artë”, Benzema nuk di të ndalet









Reali i Madridit, ndonëse i gjymtu ar nga COVID19, dëmtimet dhe pezullimet, i ka dhënë një goditje të fortë kampionatit spanjoll me fitoren 2-1 në fushën e Atletikos së Bilbaos.

benzema

“Los Blancos” kanë mbyllur në avancë xhiron e parë të La Ligas dhe kryesojnë të vetëm në renditje me 8 pikë më shumë se Sevilja e vendit të dytë. Ndërsa rivalët e tij më të ashpër, Barcelona dhe Atletiko e Madridit, janë të distancuar përkatësisht me 18 dhe 17 pikë.

Siç duket situata, kampionati spanjoll është në duart e Realit dhe vetëm madrilenët mund ta humbasin atë. E nëse Reali ndodhet kaq shumë i distancuar në krye të kampionatit, në një pjesë të madhe i detyrohet kapitenit të vet, Karim Benzema.

Në “San Mamez” ishin dy golat e tij që i dhanë suksesin numër 14 në këtë sezon në kampionat. Një paraqitje mbresëlënëse e numrit nëntë, i cili fitoi edhe duartrokitjet e publikut në “Katedralen” e Bilbaos. Francezi shënoi dy gola të mrekullueshëm në harkun e katër minutave (3’ dhe 7’), duke e çuar në 15 numrin e rrjetave të realizuara në këtë sezon në kampionat.

PROJEKTOHEN 30 GOLA

Benzema flet me shifra dhe ato i japin të drejtë sulmuesit. Në 19 takime në këtë sezon në kampionat ai ka shënuar 15 gola dhe nëse ecën me këto ritme, projeksionet e nxjerrin atë golashënuesin më të mirë në Spanjë me 30 gola.

Nëse projeksionet do të rezultonin të sakta, kjo do të ishte shifra më e lartë e shënuar prej tij në karrierë. Për ishsulmuesin e Lionit, sezoni më i mirë në radhët e Realit është ai 2015-2016, kur Reali fillimisht drejtohej nga Rafa Benitez dhe më pas Zinedin Zidan. Ai e mbyllte atë sezon në kuotën e 24 golave.

Edhe sezoni i kaluar ishte prodhimtar për të me 23 rrjeta, edhe pse nuk i shërbyen Realit për të fituar titullin në garën me Atletikon.

KONSTANT

Ajo që e bën Benzemanë shumë të rëndësishëm për Realin është qëndrueshmëria e tij. Në pesë sezone te Reali, ai ka kaluar shifrën e 20 golave në sezon, duke shtuar dhe një të gjashtë kur luante me Lionin në Francë. Por, kurrë si në këtë sezon ai nuk ka qenë kaq pranë shifrës 30.

Në këtë edicion ai ka qenë vendimtar edhe në Champions, ku ka shënuar 5 gola, që do të thotë se në gjysmën e parë të sezonit ai numëron 20 gola dhe 8 pasime për gol.

Me këto ritme ai është për “Këpucën e Artë”.

tabela

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *