STATISTIKAT/ Sot dueli Shqipëri-Poloni, ja bilanci mes dy kombëtareve








Shqipëria sonte do të përballet në ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

SHQIPERI POLONI

Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ka bërë bilancet mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Në ndeshjen e fundit më 2 shtator të këtij viti Polonia triumfoi në shtëpi ndaj kuqezinjve me rezultatin 4-1. Kjo ishte dhe fitorja më e madhe e polakëve në historinë e tyre ndaj Kombëtares kuqezi. Shqipëria ka arritur të korrë suksesin e saj më të madh në histori ndaj Polonisë më 29 nëntor 1953 me rezultatin 2-0.

Bilanci i Shqipërisë ndaj pëefaqësueses polake është 1 fitore, 3 barazime dhe 8 humbje. Në këtë fazë eliminatoresh Shqipëria dhe Polonia kanë zhvilluar gjithsej 7 ndeshje ku ekipi i Rejas ka marrë 5 fitore, asnjë barazim dhe 2 humbje. Ndërsa skuadra e Paulo Sozës ka marrë 4 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Shqipëria ka realizuar 11 gola kundrejt 24 të polakëve, dhe Kombëtarja shqiptare ka pësuar 6 gola kundrejt atyre 8 të kundërshtarëve polakë. Mesatarja e mbajtjes së topit është në avantazh skuadra e Sozës me 61,7% kundrejt 55,3% të Kombëtares kuqezi.

Shanset më të mëdha të krijuara për ndeshje e ka Polonia me 3,7 ndërsa Shqipëria me 2,6. Faulla për ndeshje Polonia ka 14,3 ndërsa skuadra e Rejës 13. Duele të fituara për ndeshje në avantazh është Shqipëria me 54,1 kundrejt 53,6 të polakëve.

Vlerësimet sipas “Sofa Score”, Polonia me 7,05 ndërsa Shqipëria me 6,89.

VLERËSIMET SIPAS FAQES SË SPECIALIZUAR, “SOFA SCORE” –

245045124_944365879500094_3879647058275690211_n

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *