Statistikat speciale të duelit Angli-Zvicër/ Asnjë nuk i dëshiron penalltitë

statistikat speciale te duelit angli zvicer asnje nuk i deshiron penalltite



































 Fituesit e çerekfinales Angli-Zvicër të shtunën në Dyseldorf do të përballen në gjysmëfinale me fituesit e çiftit tjetër Holandë-Turqi në 10 korrik në Dortmund.

anglia-zvicra-780x439

– Anglia dhe Zvicra janë përballur 27 herë në histori mes tyre: Anglia ka fituar 18 ndeshje ndaj 3 të Zvicrës dhe 6 kanë përfunduar në barazim. “Tre luanët” kanë shënuar 59 gola ndaj 20 të helvetëve.

– Anglia dominon në bilancin direkt, duke fituar 18 nga 27 ndeshjet në total, përfshirë secilën nga pesë të fundit. Ata kanë 13 ndeshje pa humbje, që nga disfata 2-1 në Bazel në kualifikueset e Kupës së Botës 1982.

– Ndeshja më e fundit midis skuadrave ishte një fitore 2-1 në miqësoren e Anglisë në “Uembli” më 26 mars 2022: një penallti e minutës së 78-të e shndërruar në gol nga Herri Kejn i dha fitoren Anglisë. Bril Embolo kishte kaluar në avantazh Zvicrën në minutën e 22- të, ndërsa Ljuk Shou barazoi për vendasit në shtesën e pjesës së parë.

– Goli i Embolos në miqësoren e fundit është i vetmi për Zvicrën në pesë ndeshjet e fundit kundër Anglisë.

– Fitorja në kohën shtesë kundër Sllovakisë ishte e treta e Anglisë në nëntë ndeshjet e fundit (4 barazime 2 humbje).

– Anglia është e pamposhtur në 11 ndeshjet e saj të fundit në Europian, që nga humbja 2-1 ndaj Islandës në raundin e 1/8-ave në 2016 (7 fitore, 4 barazime).

– Të katër golat e Anglisë në “Euro 2024” janë shënuar nga Bellingam dhe Kejn, nga dy secili.

– Bilanci i Anglisë në çerekfinalet e një Europiani është 3 fitore dhe 3 humbje.

– Kjo është hera e parë që Anglia arrin në dy çerekfinale radhazi në Europian.

– Zviceranët kanë barazuar katër nga gjashtë ndeshjet e fundit në Europian, duke përfshirë dy nga tre të fundit. Ata janë të pamposhtur prej 7 ndeshjesh në turne (3 fitore, 4 barazime), që nga humbja 3-0 ndaj Italisë në Romë në ndeshjen e dytë të “Euro 2020” që është humbja e tyre e vetme në 14 ndeshjet e tyre të fundit (5 fitore 8 barazime).

– Rekordi i Anglisë në dhjetë goditje penalltish është 3 fitore, 7 humbje. Disfata në finalen e “Euro 2020” nga Italia në “Uembli” tre vite më parë, i bëri gjashtë humbje në tetë të fundit.

– Zvicra ka fituar vetëm një nga pesë përballjet zyrtare të saj që kanë përfunduar me penallti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts