Statusi kandidat në BE i Ukrainës vendoset javën tjetër

22:10 11/06/2022

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vizitoi sërish Kievin për t’u takuar me presidentin Volodymyr Zelenskiy. Në krye të axhendës statusi kandidat i Ukrainës për në Bashkimin Europian. Opinioni i Komisionit të BE-së mbi kërkesën e vendit për t’u bashkuar me BE-në do të jetë gati deri në fund të javës së ardhshme.

Von der Leyen, në udhëtimin e saj të dytë në Kiev që nga fillimi i luftës në shkurt, i kujtoi Zelenskiy se pavarësisht përparimit të rëndësishëm në reformat e administratës dhe në fusha të tjera, duhet ende shumë për të bërë.

“Ju keni bërë shumë në forcimin e shtetit të së drejtës, por ka ende nevojë që të zbatohen reforma, për të luftuar korrupsionin për shembull”, tha ajo në konferencën e përbashkët për shtyp.

Në të njëjtën konferencë, Zelenskiy tha se “e gjithë Evropa është një objektiv për Rusinë dhe Ukraina është vetëm faza e parë në këtë agresion”.

“Kjo është arsyeja pse një përgjigje pozitive e BE-së ndaj kërkesës së Ukrainës për anëtarësim mund të jetë një përgjigje pozitive për pyetjen nëse projekti evropian ka një të ardhme,” shtoi ai.

Opinioni Komisionit të BE-së për kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në, do të jetë vetëm një hap paraprak në një proces të gjatë që së pari do të kërkojë mbështetjen nga të 27 qeveritë e BE-së për dhënien e statusit të vendit kandidat. Pas kësaj, bisedimet do të duhet të fillojnë dhe të përfundojnë mbi disa reforma të kërkuara përpara se Kievi të mund të konsiderohet për anëtarësim.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.