Stefano Pioli ka thënë “po”! Zbulohet klubi ku do të firmosë për tre vite trajneri i larguar nga Milani

stefano pioli ka thene po zbulohet klubi ku do te firmose per tre vite trajneri i larguar nga milani



































Stefano Pioli nuk do të qëndrojë për shumë kohë larg pankinave, pasi pritet që në orët në vijim të firmosë me klubin e ri. Trajneri i larguar nga Milani në fund të sezonit që sapo u mbyll, do të largohet nga Italia, për të provuar një eksperiencë në Arabinë Saudite.

pioli--780x439

Mediat italiane kanë bërë të ditur prej ditësh se klubi i Al Itihad interesohej për trajnerin i cili ktheu kuqezinjtë te titulli kampion. Dhe me prishjen e marrëveshjes me Marselo Gajardon, emri i tij ishte kthyer në objektivin e parë për sheikët.

Pas disa ditësh negociata, tashmë duket se trajneri italian ka rënë dakord me arabët dhe i është përgjigjur pozitivisht ofertës së tyre. Piolit i është propozuar një kontratë trevjeçare me klubin i cili ka bërë shpenzime marramendëse, duke afruar lojtarë të kalibrit të Benzema, por pa arritur që të ishte protagonist në luftën për titull në vitin e fundit në Arabinë Saudite.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts