Stërmbesa e ish-udhëheqësit sovjetik, Hrushov: Putin do me çdo kusht fitoren në Ukrainë, mund të përdorë armë bërthamore

Stërmbesa e ish-udhëheqësit sovjetik, Nikita Hrushovi, ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë e përgatitur të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.

Nina Khrushcheva, një profesore e çështjeve ndërkombëtare në SHBA, i tha BBC-së se ajo beson se presidenti rus Vladimir Putin përfundimisht do të bëjë gjithçka që duhet për të shpallur fitoren në këtë luftë.

“Unë mendoj se kjo luftë është me të vërtetë ajo që Putin planifikon të fitojë dhe planifikon ta fitojë me çdo kusht. Nëse atij i duhet të shpallë fitoren dhe mund t’i duhet të përdorë armë bërthamore taktike. Ky mund të jetë një nga opsionet që rusët mund të jenë të përgatitur të përdorin, “tha ajo.

Armët bërthamore taktike janë më pak të fuqishme se raketat me rreze më të gjatë që u shfaqën gjatë epokës së Luftës së Ftohtë kur Nikita Hrushov udhëhoqi Bashkimin Sovjetik, raporton BBC.

Por zonja Hrushov, një studiuese e Rusisë në New School në Nju Jork dhe kritike e gjatë e zotit Putin, ka frikë se Moska mund t’i përdorë ato për efekt shkatërrues në tokën ukrainase.

Në mars, disa ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Nina Khrushcheva deklaroi se ishte e turpëruar nga zhvillimi dhe se stërgjyshi i saj do ta kishte konsideruar sulmin “të neveritshëm”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.