Stërvitja e fundit e Kombëtares para miqësores, kuqezinjve u bashkohet edhe një mesfushor

stervitja e fundit e kombetares para miqesores kuqezinjve u bashkohet edhe nje mesfushor
































Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë nesër ndaj Lihtenshtejnit. Kuqezinjtë janë të grumbulluar në Austri dhe atje po kryejnë përgatitjet para nisjes drejt Gjermanisë dhe pjesëmarrjes në Euro 2024.

kombetarja shqiperia

FSHF ka bërë të ditur se sot ekipit i është bashkuar edhe Amir Abrashi. Ky i fundit ishte i impenjuar me klubin e tij në play-off për mbijetesën në kampionatin zviceran dhe vetëm ditën e sotme është bërë pjesë e grupit, ndonëse nuk ka kryer programin e plotë stërvitor me pjesën tjetër.

Grupit gjatë ditës së nesërme pritet t’i bashkohet edhe Berat Gjimshiti, për të plotësuar lojtarët e grumbulluar nga Silvinjo për përgatitjet e turneut. Përveç ndeshjes së nesërme ndaj Lihtenshtejnit, kuqezinjtë do të luajnë miqësore dhe të premten përballë Azerbajxhanit.

[embedded content]

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts