Stjuardesat e kompanisë “Alitalia” protestë me këmisha nate

14:58 21/10/2021

Punonjësit heqin uniformat e punës në qendër të Romës, pas mbylljes së kompanisë

Stjuardesat e kompanisë ajrore “Alitalia” kanë protestuar në qendër të Romës kundër mbylljes së kompanisë.

Në mënyrë simbolike ato heqin uniformat e tyre të punës dhe qëndrojnë vetëm me këmishat  e natës për të shprehur keqardhjen për falimentimin e kompanisë.

Stjuardesat kanë lënë në qendër të sheshit vetëm këpucët e tyre që dëshmon mungesën e punës dhe perspektiveë. Në fund të protestës pati një duartrokitje për to nga kalimtarë të rastësishëm në shenjë solidariteti.

Përveç protestës për humbjen e vendeve të punës , ato protestuan edhe për kolegët e tyre, kundër kushteve të punës pas blerjes së kompanisë së tyre nga “Ita Airways”.

Kompani ajrore e re, “ITA” po merr më pak se 3.000 nga 10.000 punonjësit e Alitalia. Ata po punojnë me nivele më të ulëta të pagave.

“ITA” fitoi markën ikonë të “Alitalia” për 90 milionë euro, gati një e treta e asaj që kompania shpresonte duke i dhënë fund historisë së saj 75-vjeçare.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *