Stoltenberg: Bota duhet të përgatitet për një konflikt afatgjatë

17:54 07/04/2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg është shprehur se bota duhet të përgatitet për një konflikt afatgjatë.

Jens Stoltenberg thotë se lufta mund të zgjasë për javë, muaj apo edhe vite, duke shtuar se aleatët po “i imponojnë kosto të mëdha Rusisë përmes sanksioneve, një mënyrë kjo për të ndihmuar në shkurtimin e kohëzgjatjes së konfliktit.

Stoltenberg ka shtuar se nëse lufta do të zgjasë për një kohë të gjatë, rreziku është kryesisht tek populli i Ukrainës, i cilido të vuajë më shumë pasi do të shohë vdekje dhe shkatërrime.

“Por sigurisht, për sa kohë që lufta vazhdon, do të ketë rrezik për përshkallëzim përtej Ukrainës dhe kjo është ajo në të cilën NATO është fokusuar, për të parandaluar atë përshkallëzim”, ka thënë Stoltenberg./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.