Stoltenberg, guvernator i Bankës Qendrore në Norvegji

17:00 05/02/2022

Mandati i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s përfundon në Shtator

Jens Stoltenberg do të jetë guvernatori i ardhshëm i Bankës Qendrore të Norvegjisë pasi mandati i tij si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s të përfundojë në fund të Shtatorit. Lajmi është bërë i ditur nga qeveria norvegjeze ku Stoltenberg është shfaqur mirënjohës dhe entuziast për marrjen e kësaj detyre të re.

Ai u emërua Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në vitin 2014 dhe pas një mandati të parë të suksesshëm, mandati i tij në aleancën perëndimore ushtarake u zgjat. Përgjatë detyrës së tij si Kreu i NATO-s, Stoltenberg është përballur me sfida të ndryshme ku së fundmi kanë qenë tensionet e agravuara mes Moskës dhe Kievit.

Më parë, ai ka mbajtur detyra të rëndësishme në qeverinë norvegjeze ku ka shërbyer si Ministër i Financave përgjate 4 viteve.  Stoltenberg u emërua si kryeministër i vendit nga viti 2000 deri ne vitin 2001. Më pas u rizgjodh sërish për këtë post në vitin 2005 ku qëndroi për 8 vite .

Emërimi i tij në krye të Bankave Norvegjeze vjen në një kohe kur NATO po luan një rol kyç në krizën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.