Stoltenberg: Nuk do e lejojmë Rusinë të na shantazhojë

stoltenberg nuk do e lejojme rusine te na shantazhoje
stoltenberg nuk do e lejojme rusine te na shantazhoje

12:49 20/10/2022

Kreu i NATO-s deklaroi se sulmet drejt termocentraleve tregojnë përshkallëzimin me serioz të konfliktit në Ukrainë

Në një intervistë për Deutsche Ëelle, kreu i NATO-s Jens Stoltenberg është shprehur se ngjarjet e fundit në Ukrainë janë “përshkallëzimi më serioz i konfliktit” që nga fillimi i luftës.

Duke folur nga Forumi i Politikës së Jashtme të Berlinit, Stoltenberg tha se zhvillimet e fundit – mobilizimi i pjesshëm i trupave ruse , aneksimi i paligjshëm i territorit ukrainas në lindje dhe “retorika e rrezikshme bërthamore” e Kremlinit  përfaqësonin përshkallëzimin më të madh.

 “Ne nuk mund të frikësohemi apo të pranojmë shantazhet nga Rusia. Kjo retorikë bërthamore dhe kërcënimet që kemi parë nga Rusia, synimi i tyre është, natyrisht, të na detyrojnë, të na shantazhojnë, të ndalojmë mbështetjen për Ukrainën. Aleanca ushtarake e NATO-s qëndron e fortë në mbështetjen e saj ndaj Ukrainës dhe është e përgatitur për të gjitha rastet”, është shprehur kreu i NATO-s Jen Stoltenberg.

Ndërsa Stoltenberg e konsideroi rrezikun e sulmit bërthamor nga Rusia si të ulët, ai tha se ndikimi i një sulmi të tillë nënkuptonte që Perëndimi duhej të ishte gati.  Aleanca ushtarake po përgatitet për të gjithë skenarët në një stërvitje për të parandaluar sulmin bërthamor. Stërvitja përfshin 60 avionë dhe nis gjatë kësaj jave.

Ndërkaq me afrimin e muajve të ftohtë të dimrit, Rusia e ka fokusuar sulmin e saj drejt infrastrukturës civile duke çaktivizuar rreth 1/3 e termocentraleve të Ukrainës.

“Kjo demonstron brutalitetin e luftës. Gjithashtu thekson rëndësinë e aleatëve dhe partnerëve të NATO-s që ne të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për Ukrainën. Për herë të parë në histori kemi grupe beteje në pjesën lindore të aleancës dhe e gjithë kjo u shkaktua nga aneksimi i Krimesë dhe kontrolli mbi Donbasin lindor. Pra, ne ishim të përgatitur kur pushtimi ndodhi në Shkurt”, është shprehur ai.

Që nga shpërthimi i luftës në Shkurt, aleatët e Ukrainës kanë dërguar kryesisht furnizime me armë. Sipas Stoltenberg, aftësitë e mbrojtjes kolektive të NATO-s janë në formën më të mirë. Kreu i NATO-s i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts