Stoltenberg: Objektivat e Rusisë nuk kufizohen vetëm në Ukrainë

18:57 25/02/2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha në një konferencë shtypi se “objektivat e Kremlinit nuk kufizohen vetëm në Ukrainë”.

Stoltenberg deklaroi se Presidenti rus Putin po kërkon që trupat e aleancës të tërhiqen nga vendet që iu bashkuan NATO-s pas vitit 1997dhe do të përdorë forcën për të arritur objektivat e saj.

Sipas Sekretarit të NATO-s, Rusia dhe Bjellorusia do të jenë përgjegjëse për situatën që është shkaktuar në Europë.

Rusia nuk ka treguar aspak respekt për NATO-s dhe është Rusia ajo që nuk ka respektuar marrëveshjet e vendosura mes palëve”, tha ndër të tjera Stoltenberg.

“Bota do t’i kërkojë llogari Rusisë dhe Bjellorusisë për veprimet e tyre. Rusia si agresore, Bjellorusia si bashkëpunuese. Kjo krizë na prek të gjithëve”, u shpreh Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s bëri me dije se mijëra trupa ushtarake të aleancës janë vendosur në pjesën Lindore të Europës. Më shumë se 100 avionë luftarakë ndodhen në 30 baza të NATO në Europë.

Stoltenberg siguroi se forcat e NATO-s do të mbrojnë “çdo pëllëmbë të territorit të aleancës” dhe shtoi se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Ukrainën, si dhe për shtetet e tjera në rajon që janë të kërcënuara nga Rusia, duke përfshirë Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Bosnjen. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.