Stoltenberg presion Turqisë për Suedinë e Finlandën

stoltenberg presion turqise per suedine e finlanden
stoltenberg presion turqise per suedine e finlanden

23:57 03/11/2022

Vizitë zyrtare në Stamboll, takon ministrin e jashtëm turk Mevlut Çavusoglu

Suedia dhe Finlanda kanë përmbushur kërkesat që Turqia vendosi për anëtarësimin e tyre në NATO dhe tani ka ardhur koha për t’i mirëpritur në aleancë. Një kërkesë e drejtpërdrejtë e sekretarittë Përgjithshëm të NATO-s, JensStoltenberg bërë në Stamboll gjatë një konference shtypi me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

 “Është koha për të mirëpritur Finlandën dhe Suedinë si anëtarë me të drejta të plota në NATO. Në këto kohë të rrezikshme është edhe më e rëndësishme të finalizohet pranimi i tyre, për të parandaluar çdo keqkuptim apo llogaritje të gabuar të Moskës”, tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Por ministri i Jashtëm i Turqisë shkoi në një linjë me shefin e tij Erdogan dhe tha se Suedia dhe Finlanda nuk i kanë përmbushur ende të gjitha detyrimet.

MevlutÇavusoglu, tha gjithashtu se Turqia vuri re se qeveria e re e Suedisë nën kryeministrin UlfKristersson po merr një qasje vendimtare për përmbushjen e detyrimeve.

 “Ne duhet t’i tregojmë parlamentit, pasi kjo çështje është përtej politikës, dhe gjithashtu popullit tonë se këto dy vende janë duke ndërmarrë hapa konkretë. Prandaj, koha varet nga këto dy vende dhe hapat që do të ndërmarrin”, tha Mevlut Çavusoglu, Ministeri i Jashtëm i Turqisë.

Turqia dhe Hungaria janë të vetmit anëtarë të NATO-s që nuk kanë ratifikuar ende protokollet e anëtarësimit të Suedisë dhe të Finlandës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts