Stoltenberg: Prishtina e Beogradi menjëherë të dialogojnë

stoltenberg prishtina e beogradi menjehere te dialogojne
stoltenberg prishtina e beogradi menjehere te dialogojne

[embedded content][embedded content]

16:45 22/06/2023

“Prania e NATO-s në Kosovë e rëndësishme”

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të ulin tensionet dhe ulen menjëherë në dialog me ndërmjetësimin e Brukselit.

“Ne mbështesim edhe dialogun dhe ftojmë palët që të përmbahen nga veprimet e njëanshme, të cilat mund të përshkallëzojnë situatën. I ftoj palët të ulin tensionet dhe të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. I ftoj palët të ulin tensionet dhe të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Kjo është kyçe për qetësinë në Kosovë dhe për stabilitetin e gjithë rajonit”.

Njëherësh, ai theksoi se angazhimi i NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë për mjedis të sigurt është i palëkundur.

“Situata në Kosovë dëshmon se prania e NATO-s është e rëndësishme. Ne do të jemi besnikë ndaj mandatit që kemi sipas rezolutës së OKB-së dhe kemi rritur praninë tonë në Kosovë si përgjigje ndaj rritjes së sfidave të sigurisë. Prania jonë është për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe mjedisit të sigurt për të gjithë qytetarëve në Kosovë.”

Stoltenberg i bëri këto komente në takimin që pati me Presidentin e ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts