Stoltenberg u tërheq vëmendjen Prishtinës e Beogradit

18:00 04/06/2023

Kreu i NATO-s: Palët të përmbahen nga sjelljet e mëtejshme të papërgjegjshme

Kontingjentit prej 4.000 trupave të NATO-s që janë në Kosove iu shtua edhe një batalion komando i Ushtrisë Turke ndërsa pritet që të mbërrijnë aty edhe 700 trupa shtesë. Vendimin e bëri të ditur shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit në Ankara me presidentin e rizgjedhur turk Rexhep Taip Erdogan.

“Dënoj fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave paqeruajtësve të KFOR-it dhe atyre që NATO ka në Kosovë. Ne do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë në përputhje me mandatin tonë të Kombeve të Bashkuara. Si Prishtina ashtu edhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të de-përshkallëzuar situatën dhe të përmbahen nga sjelljet e mëtejshme të papërgjegjshme”.

Në takim Presidentit Erdogan iu kërkua vota për anëtarësimin e Suedisë në samitin e NATO-s më 11-12 Korrik në Vilnius pasi sipas Stoltenberg ajo i ka përmbushur tashme kërkesat turke.

“Asnjë aleat tjetër nuk është përballur me më shumë sulme terroriste sesa Turqia. Suedia ka ndërmarrë hapa konkretë të rëndësishëm për të përmbushur shqetësimet e Turqisë. Kjo përfshin ndryshimin e kushtetutës suedeze, përfundimin e embargos së armëve si dhe rritjen e bashkëpunimit kundër terrorizmit, përfshirë kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. Legjislacioni i ri i rëndësishëm suedez për luftën kundër terrorizmit ka hyrë në fuqi vetëm pak ditë më parë, kështu që Suedia ka përmbushur detyrimet e saj.”

Stoltenberg dhe Erdogan diskutuan një sërë çështjesh në axhendën e Samitit të NATO-s duke përfshirë edhe mbështetjen për Ukrainën, si dhe punën për të forcuar luftën kundër terrorizmit. 

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts