Stoltenberg: Ukraina fiton terren mes kundërofensivës, ka thyer linjat mbrojtëse të forcave ruse

Ukraina po “fiton terren” mes kundërofensive të tyre të cilën e nisën në fillim të këtij viti, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Duke folur para ligjvënësve në Parlamentin Evropian, Stoltenberg tha: “Ukrainasit po fitojnë gradualisht terren.

“Ata kanë mundur të thyejnë linjat mbrojtëse të forcave ruse dhe po ecin përpara”.

Ukraina filloi kundërofensivën e saj në qershor të këtij viti në një përpjekje për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat ruse.

Megjithatë, javët e fundit disa kanë kritikuar ritmin e lëvizjes së tyre dhe sasinë e territorit që kanë fituar.
Dje, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken vizitoi Kievin në një gjest mbështetjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts