“STOP PUTIN, STOP WAR”/ Protestuesit mblidhen jashtë selisë së NATO-s në Bruksel

stop putin stop war protestuesit mblidhen jashte selise se nato s ne bruksel
stop putin stop war protestuesit mblidhen jashte selise se nato s ne bruksel

Ndërsa ministrat e mbrojtjes të NATO-s u takuan për ditën e dytë të bisedimeve mbi krizën në Ukrainë sot në Bruksel, një numër i madh njerëzish u mblodhën jashtë selisë së aleancës së mbrojtjes në protestë kundër luftës.

Disa u panë të veshur me flamurin ukrainas teksa qëndronin në kryeqytetin e Belgjikës, ndërsa të tjerët mbanin pankarta që dënonin presidentin rus.

Gjatë një konference për shtyp sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se çdo përdorim i armëve bërthamore nga Rusia në Ukrainë do të kishte pasoja serioze, por nuk hyri në detaje se si do të përgjigjet aleanca.

Stoltenberg tha gjithashtu se NATO do të mbetet “shumë vigjilente” në javët e ardhshme, ndërsa Rusia zhvillon stërvitjet e saj bërthamore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts