Strategjia e Interit/ Inzagi blindohet dhe 3 afrime, “Oaktree” vjen me ide të qarta

strategjia e interit inzagi blindohet dhe 3 afrime oaktree vjen me ide te qarta































Simone Inzagi vendos firmën e tij dhe është gjithnjë e më shumë në qendër të projektit të Interit.

hgk

Takimi i së martës me përfaqësuesit e pronësisë së re ratifikoi synimin e vendosur të “Oaktree” për të ecur përpara me trajnerin e yllit të dytë dhe për t’u përpjekur ta kënaqë atë sipas “kërkesave teknike”. Konfirmim se si ka ndryshuar statusi i trajnerit 48-vjeçar, pasi ka sjellë edhe 5 trofe në tre vitet para titullit të fundit.

NË MAJË – Në krahasim me 2021, llogaria e tij bankare ka ndryshuar. Nga 3.5 milionë neto në sezonin e parë të kontratës si zikaltër, pas humbjes në finalen e Champions-it, shtatorin e kaluar shkoi në 5.5 milionë, duke e zgjatur raportin deri në vitin 2025. Triumfi në kampionat dhe sirenat e klubeve të mëdha europiane si pasojë kanë nxitur bordin drejtues të shtrëngojë afatet për një rinovim të përcaktuar tashmë në shifra. Javën e ardhshme menaxheri i Simones, Tulio Tinti do të takohet me Marotën, Auzilion dhe Baçin për të përcaktuar detajet përfundimtare të një kontrate 3- vjeçare me vlerë 6.5 milionë (përfshirë bonuset) e cila do të bëjë që Inzagi të jetë trajneri më i paguar në kampionatin italian. Edhe tani që Alegri nuk është më, i pari në listë mund të bëhet Antonio Konte në pranon 8 milionë eurot nga Napoli.

STATUSI- Por statusi i ri i Inzagit rëndon edhe në merkato. I mbërritur në Milano në vitin 2021 pasi vetë Konte, i aftë për të ndërprerë hegjemoninë e Juventusit, nuk kishte pranuar planin e zvogëlimit financiar të vendosur nga Suning pasi era ishte kthyer në Kinë, trajneri aktual pranoi asokohe transferimet e Lukakut, Hakimit dhe Politanos, ndërsa në verën e 2022 sakrificat e Kasadeit dhe Pinamonti mjaftuan për të financuar merkton. Dymbëdhjetë muaj më parë daljet e Onanës, Brozoviçit dhe Xhekos, pa harruar atë e Romelut, panë përsëri trajnerin të pranonte zgjedhjet e klubit pa polemika. Tani Inzagi ka fuqinë të kërkojë përforcime, duke vënë veton ndaj shitjes së emrave të mëdhenj. Respekti për buxhetin është i shenjtë, por trajneri me të drejtë shtyn që skuadra të mbetet konkurruese në funksion të një sezoni shumë të madh me pesë trofe për të ndjekur. Në takimin me drejtuesit që merren me merkaton të planifikuar së shpejti (Simone tani do të mungojë për disa ditë), ai do të tentojë të kërkojë pak blerje, por të synuara. Midis sekreteve të kampionatit ishte edhe harmonia e dhomës së zhveshjes, e lehtësuar nga fakti që nuk ishte fort e zgjedhura, si dhe nga ndjenja e përgjegjësisë së atyre që do të donin më shumë hapësirë, por që vunë grupin përpara vetes.

KËRKESAT – Prandaj do të jetë e nevojshme të balancohen numrat jo vetëm për arsye federimesh. Në fund të kontratës janë Audero, Kuadrado, Sensi, Klaasen dhe Sançez. Taremi dhe Zelinski kanë mbërritur falas me qëllimin për të zgjeruar rotacionet në sulm dhe në mesfushë, ku trajneri kërkon që të jenë gjashtë lojtarë për tre fanella. Por për një përmirësim të vërtetë, pa aferën Dumfris, Simone kërkon një alternativë shtesë në mbrojtje dhe një sulmues të pestë. Pa harruar se lëvizja e parë mund të lidhet me portierin. Auzilio dhe Baçin kanë punuar për disa kohë për të afruar Benton, një 24-vjeçar i cili fillimisht do të ishte partner me 35-vjeçarin Zomer dhe më pas do t’i trashëgonte titullaritetin.

Megjithatë, braziliani kushton 20 milionë dhe po studiohen edhe alternativa me kosto më të ulët. Pavarësisht besimit të plotë te Açerbi dhe De Vrij, duke qenë se Interi i tij sjell shumë lojtarë përtej vijës së topit, Inzahi gjithashtu dëshiron një qendërmbrojtës që tërhiqet shpejt. Sakrifica e Barelës dhe Mkhitaryan në fazën pa top garantuan bilancin e munguar në vitin e kaluar, por nevojitet një element perspektive. Dhe sa më shpejt. Megjithatë, një sulmues i pestë paraqet probleme në listë. Prandaj ideja e huazimit të Pinamontit, i rënë në Serinë B me Sasuolon, por i rritur në akademi, ose pa harruar se duhet të sistemohet edhe i rikthyer Korrea, përbëjnë ide për t’u analizuar. Ndërkohë edhe Arnautoviçi i cili është 35 vjeç, ka disa problematika, por, një të rëndë. Pagë dhe karakteristika të ngjashme me ato të Taremit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts